​Anija luftarake e SHBA përplaset
me anijen tregtare, 7 të zhduku

JAPONI- Shtatë anëtarë të ekuipazhit të Marinës së SHBA u zhdukën pasi anija e tyre u përplas me një anije tregtare pranë brigjeve të Japonisë.

Sipas BBC, ka dy të plagosur dhe ndër të plagosurit është edhe oficeri komandues i anijes Bryce Benson, i cili është dërguar në spital me helikopter.

Anija e Marinës USS Fitzgerald, u përplas me anijen ACX Crystal, rreth 56 milje detare (103 km) në jug-perëndim të Yokosukës rreth orës 2:30 të kohës lokale gjatë së shtunës.

Imazhet ajrore tregojnë dëme të mëdha në anën e djathtë të shkatërrueses Fitzgerald.

Në një njoftim, Flota e Shtatë e SHBA, tha se USS Fitzgerald kishte përjetuar përmbytje në disa zona.

USS Fitzgerald 154 metra ishte në rrugën e saj drejt Yokosukës, në momentin e përplasjes me anijen transportuese të kontonierëve.  

Zona ku ndodhi përplasja, është jashtëzakonisht e mbingarkuar, me anijet që hyjnë dhe dalin nga Tokio, raporton BBC.

Shkatërruesja, USS Fitzgerald, është një nga anijet luftarake më të përparuara në botë, me sisteme shumë të sofistikuara të radarëve dhe ka një vlerë prej 1.5 mld dollarësh.

Roja bregdetare tha se anija ACX Crystal përmbante një flamur filipinas dhe peshonte 30,000 ton, rreth tri herë më shumë se USS Fitzgerald dhe pësoi dëmtime të lehta në pjesë ballore.

 

[gallery]22706[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë