​Ariana Grande do rikthehet në
Mançester: Nuk do i lemë ata të fitojnë!

​Ariana Grande do rikthehet në<br />Mançester: Nuk do i lemë ata të fitojnë!
Këngëtarja amerikane Arianna Grande njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se do të rikthehet përsëri në Manchester.

Ajo postoi në Twitter, "Ne nuk do t'i lemë ata të fitojnë”

Koncerti i këngëtares u kthye në një tragjedi ku Salman Abedin kreu aktin terrorist të hënën duke vrarë 22 persona dhe plagosur 119 të tjerë.

Grande e shtyu turneun e saj botëror por tani ka konfirmuar se do të kthehet në Manchester për një koncert bamirësie. Ndihmat do të shkojnë tek familjet e viktimave të sulmit terrorist.

[gallery]22462[/gallery]
Në rrjetet sociale ajo postoi:
"Zemra ime, lutjet dhe ngushëllimet më të thella janë me viktimat e Sulmit të Manchesterut dhe të dashurit e tyre. Nuk ka asgjë që unë ose çdokush mund të bëjë për të hequr dhimbjen që ndieni ose për ta bërë këtë më mirë.Sidoqoftë, zgjas dorën dhe zemrën time dhe çdo gjë që unë mund t'ju jap juve dhe tuajave, nëse doni apo keni nevojë për ndihmën time në ndonjë mënyrë.E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të zgjedhim se si e lejojmë që kjo të na ndikojë dhe se si jetojmë jetët tona nga këtu".

Arianna Grande gjithashtu është shprehur se po mbledh fonde dhe deri tani ka mbledhur 1.7 milion paund.

(J.Z/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024