​Artan Gaci nostalgjik për cadrën e
PS: Përvjetori i 7. Uroj t’ja ketë vlejtu

​Artan Gaci nostalgjik për cadrën e<br />PS: Përvjetori i 7. Uroj t’ja ketë vlejtu
TIRANE-Një cadër sapo u hoq nga Bulevardi por, deputeti socialist Artan Gaci shprehet nostalgjik për një tjeter cadër, atë të socialistëve.

Në vitin 2010, socialistët hynë në grevë urie për votën e lirë. Gaci thekson sot se uron që cdo pikë gjake sakrificë në ato ditë të ketë vlejtur për rindërtimin e këtij vendi, që sic shton ai, është lodhur nga intrigat e padrejtësitë.
 
Sipas Gacit ajo ishte greva më serioze e patriotike të organizuar ndonjëherë në këtë vend.

Në këtë përvjetor të shtatë, shpreh mirënjohjen më të sinqerte per te gjithe ato gra e burra që u bënë bashkë e sakrifikuan 20 ditë e netë nga jeta  e shendeti i tyre per nje kauze aq te madhe e aq te qenesishme për të gjithë ne. Votën e lire!
 
Një perqafim për cdo grevist, njerez publike e njerez te zakonshëm që me sakrificen, idealizmin e modestine e tyre, bënë të mundur  grevën me serioze e patriotike të organizuar ndonjëherë në këtë vend, e që cdo ditë e më shumë, vetëm lartësohet  në sytë cdo shqiptari të përgjegjshem.
 
Uroj me zemer që cdo pike gjak qe humben, e cdo ditë sakrifice e gjithësecilit, te ketë sherbyer e vlejtur sado pak për rindërtimin e ketij vendit tone te lodhur nga intrigat e padrejtesite, por qe nuk rresht ende se besuari se Shqipëria me shqiptaret do të bëhet, e që falë, edhe kësaj sakrifice do të jetë një vend më i mirë për të gjithë pa dallim
”, shkruan Gaci duke sjellë dhe këtë fotografi nga ajo kohë.

cadra e ps
(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur