​Aspirina në flokë si Jennifer
Aniston, rezultate të mahnitshme

​Aspirina në flokë si Jennifer<br />Aniston, rezultate të mahnitshme
Aspirina i bën flokët të butë e me shkëlqim, ndërkohë që shumë femra kanë përvojë pozitive me eliminimin 100 për qind të zbokthit duke e përdorur atë.
 
Vlen të theksohet se aspirina nuk e ushqen rrënjën e flokut, por ndikon në dukjen e jashtme të tij, ndaj efekti është i dukshëm që nga përdorimi i parë.
 
floke

Katër apo pesë tableta aspirine thërrmohen dhe i shtohen maskës së flokëve, por ka edhe një mënyrë më të thjeshtë.
 
Tri tableta të thërrmuara hidhen në një shishe me ujë të ngrohtë, e cila tundet deri sa të tretet përbërësja.  Pasi të jetë ftohur, hidhet në flokë gjatë larjes. Shishja duhet tundur para çdo përdorim.
 
Kjo mënyrë e larjes së flokëve praktikohet një herë në javë, por nëse flokët tuaj janë të thatë, të holla, të dëmtuar dhe rrezikojnë që të çahen, aspirina nuk duhet të përdoret, sepse përbërësit e saj mund t’i përkeqësojnë.
 
floke

Larja me aspirinë është më e mirë për flokët e yndyrashëm.
 
Një nga aplikueset më të famshme të aspirinës është aktorja Jennifer Aniston, e cila ka flokë që ia pëlqejnë të gjithë. /Telegrafi/
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë