AUSTRALI - Televizioni ‘SBS’ ka shkarkuar nga puna prezantuesin sportiv Scott McIntyre për shkak të një mesazhi në rrjetin social Twitter, të cilat televizioni australian e ka cilësuar si ‘mungesë të thellë respekti’.

Prezantuesi sportiv McIntyre kishte shkruar në Twitter një mesazh për 100-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Turqi gjatë Luftës së Parë Botërore. “Duke kujtuar ekzekutimet, përdhunimet në masë dhe grabitjet e atyre ushtarëve trima të Australisë dhe Zelandës së Re”, është mesazhi në rrjetin social i gazetarit australian.
 
Kompania mediatike e ka cilësuar këtë koment fyes dhe se gazetari kishte shkelur Kodin Etik. Kurse kolegë të Scott McIntyre dolën kundër televizionit ‘SBS’, duke thënë se pezullimi i tij ishte kundër parimit të lirisë së fjalës.

Redaksia Online
(v.gj/Shqiptarja.com)