​Australia frikë nga terrorizmi, plane
të reja kundër sulmeve me makina

​Australia frikë nga terrorizmi, plane<br />të reja kundër sulmeve me makina
Australia ka shpallur një plan të ri për parandalimin e sulmeve terroriste, veçanërisht ato të kryera me makina kundër masës së njerëzve në vendet publike.
 
Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka shpallur planin e ri, tri ditë nga sulmi i dyfisht me makina në Spanjë ku mbetën të vrarë 14 persona.
 
“Siç i kemi parë ngjarjet tragjike nga Parisi, Londra, Berlini dhe Barcelona, terroristët vazhdojnë të sulmojnë në vendet publike ku gjende turma njerëzish”, tha Turnbull nëpërmjet një deklarate.
 
Me këtë plan qeverive lokale dhe bizneseve u jepen udhëzime që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ashpërsisë së sulmeve, ku përfshihen edhe instalime të blloqeve të betonit dhe barrierave të tjera, që mund të ulin shpejtësinë e makinave armiqësore.
 
Kjo strategji u paraqit rreth një vit më parë pas një sulmi me makinë në turmën e njerëzve në qytetin Nicë të Francës, në korrik të vitit 2016, ku u vrarë 86 persona.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete