​Autori i masakrës së Berlinit
momenti kur e fiksojnë kamerat

​Autori i masakrës së Berlinit<br />momenti kur e fiksojnë kamerat
MILANO-Ishte ora 00:58 e 23 Dhjetorit kur tuniziani u shfaq në sheshin San Giovanni, në Milano. Telekamerat e stacioni qendror të trenit në Milano fiksojnë Anis Amri, autorin e masakrës në Berlin ku mbetën të vrarë 12 persona pas një sulmi me kamion në turmën në Tregun e Krishtlindjeve.

Pamjet janë tashmë si dokumente në zyrën e hetimeve që po ndërtojnë lëvizjet e Amri deri në orën 3 të natës kur dhe ndodhi shkëmbimi i zjarrit me policinë italiane që e la atë të vdekur në vend.

Në fotografi, Amri ndodhet pikërisht në zonën e galerisë së Carrozze, dhe po i afrohet daljes së stacionit Massimo Pisa.

I veshur me xhup, kapuç, pantallona e pallto të zezë, Anis Amri mban në kurriz një çantë. Deri këtu asnjë gjë e çuditshme. Është ora 00:58 minuta. Por 3 orë më pas iu afrua një Alfa Sesto ku ndodhej policia dhe pas një konflikti me armë, vritet.

Anis Amri konsiderohet si autori kryesor i sulmit në Berlin. Ndërkohë policia tuniziane ka vënë në pranga 3 te dyshuar, mes të cilëve dhe nipin pasi dyshojnë se kanë pasur lidhje me atentatin terrorist në Berlin.

[gallery]20319[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023