​Babai i terroristit: S’vrasim të
pafajshëm. Ç'tha im bir para 5 ditësh

Ramadan Abedi, babai i terroristit Salman Abedi reagon për herë të parë pas sulmit në Manchester Arena.

Ai deklaroi nga Tripoli se në bisedën e fundit mes tyre Salman dukej normal, ndërsa thekson se familja e tij, nuk beson në vrasjen e të pafajshmëve.

“Ne nuk vrasim të pafajshëm. Ne nuk jemi njerëz të të tillë”, tha ai duke treguar bisedën që kishte bërë me të birin 22- vjecar para 5 ditësh.

Ramadan tha se Salman po planifikonte të vizitonte Arabin Saudite për të kaluar muajin e shenjtë të Ramazanit me familjen.

Por ditën e sotme edhe vëllai i vogël i djalit terrorist është arrestuar në Tripoli si i dyshuar në lidhje me ISIS.

Salman Abedi dyshohet si autor i aktit terrorist në Manchester ku u masakruan 22 persona si dhe u plagosën 119 të tjerë gjatë shpërthimit të bombës në koncertin e Arianna Grandes.

(J.Z/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Suedia: Plani i BE-së për migrantët mund të finalizohet në mars

Suedia: Plani i BE-së për migrantët mund të finalizohet në mars