​Barcelonë,"atentatori" dorëzohet në
polici: Më kanë vjedhur identitetin

​Barcelonë,polici: Më kanë vjedhur identitetin">
Ngjarja në Barcelonë ku në një akt terrorist u vranë 13 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë ka marrë një tjetër rrjedhë pasi personi që policia identifikoi se ishte atentori, është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se i kanë vjedhur dokumentat.
 
Policia vendase identifikoi personin që kishte marrë me qira furgonin “vrasës” në sulmin  e Barcelonës si Driss Oukabir, 28 vjeç i lindur në Marsiglia por resident në Spanjë.
 
Tashmë policia është duke u përpjekur të sqarojë se pse Oukabir nuk e ka denoncuar  vjedhjen e dokumenteve dhe dyshimet bien mbi  vëllain e vogel të Driss, Moussa, banues në Barcelonë.
 
Ndërkohë në profilin në Facebook të Driss Oukabir shfaqen postime këngësh arabe me sharje dhe ofendime por edhe me tituj që përmbajnë armën Ak-47.
 
Gjithashtu në llogarinë e tij është një tjetër video ku shfaqet pushtimi i territoreve Palestineze, por asgjë në lidhje me ISIS. 

Llogaria në Facebook e Driss Oukabir​

[gallery]23519[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital