​Basha: Fshatarët nuk do paguajnë
asnjë taksë përveç asaj për tokën

​Basha: Fshatarët nuk do paguajnë<br />asnjë taksë përveç asaj për tokën
KORCË – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me fermerë të Vranishtit me të cilët ka ndarë programin e opozitës për financimin në bujqësi. Basha ka dëgjuar nga fermerët shqetësimet e tyre si pjesë e turit “Fjalën e kanë qytetarët”.

“12 milionë në vitin më të keq ka qenë ndihma financiare në qeverinë e mëparshme, 6 milionë është këtë vit. Pa derdhur minimalisht tre herë  më shumë në vit, se ç'kemi dhënë ne në vitin më të mirë bujqësia nuk ka për të parë ditë të bardhë. Prandaj kur themi bujqësia është prioritet, prioriteti matet me para dhe jo me llafe, se llafet i merr era dhe mollët i hanë miu”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me fermerët. 

Kreu i PD-së ka bërë të ditur se në programin e demokratëve do të ulet çmimi i naftës me 240 lekë për litër, çmimi i energjisë dhe sa i përket taksave, Basha theksoi se demokratët do të vendosin taksën e sheshtë më të ulët në Europë prej 9%. Basha tha se në fshat përveç taksës së tokës e cila duhet të mos kalojë kurrsesi nivelin e 3500 lekë të vjetra, nuk do të ketë asnjë taksë tjetër.

“Vendosja e taksës së sheshtë, qëllimin kryesor ka të rrisë tregun. Këtu në fshat përveç taksës së tokës, e cila duhet të mos kalojë kurrsesi nivelin e 3500 lekë të vjetra, asnjë taksë tjetër nuk duhet ti merret fshatarit. Përkundrazi duhet ti sigurohet përmes masave ndihmuese për naftën dhe imputet e tjera që djersa e tij të mos derdhet në lumë por të kthehet kthehet në bereqet  për fshatin, për ju vetë edhe për konsumatorin në qytet përmes çmimeve më të ulura,” u shpreh Basha.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)