​Basha: Ilir Meta nëse ishe i
sinqertë mbrëmë,mirësevjen!

​Basha: Ilir Meta nëse ishe i<br />sinqertë mbrëmë,mirësevjen!
TIRANË-Deklarata e kreut të LSI, Ilir Meta mbrëmjen e djeshme është komentuar për herë të parë sot nga opozita.

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij të zakonshme nga çadra e protestës e mirëpriti deklaratën e Metës për zgjidhjen e krizës përmes një qeverie besimi dhe i duke bere nje interpretim të fjales së kreut të LSI, e ftoi t'i bashkohet kauzës së PD. 

Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë, një nga dy parnterët e koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi se nëse është e sinqertë mirësevjen; Shqipëria e para. Nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike dhe aleanca në kurriz të shqiptarëve.

Basha apel Rames; Reflekto!

Kurse lidhur me kryeministrin Rama, Basha ka një apel të vetëm, atë të krijimit të qeverisë teknike.

"I drejtoj një thirrje njeriut që është konsideruar edhe zyrtarisht si pengesa për zgjedhje të lira, që ka vendosur karrigen para Shqipërisë, i bëj thirrje të reflektojë dhe ti hapë rrugë një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do të zbatojë deri në fund dekriminalizimin”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Një këshilltar amerikan pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së

Një këshilltar amerikan pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së