​Basha: Kryeministri i ekonomisë
detyrë të ndezë timonin

​Basha: Kryeministri i ekonomisë<br />detyrë të ndezë timonin
LUSHNJE- Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama bën të njëjtat premtime që ka bërë edhe katër vite më parë.
 
Kryeopozitari Lulzim Basha tha sot nga Lushnja se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, timonin e qeverisjes do ta marrin në dorë qytetarët për tia dhënë kryeministrit të ekonomisë. Basha ironizoi Ramën duke deklaruar se, qytetarët me votë do i japin një timon kalamajsh.

“Rama thotë se pastruesja nuk mund të paguajë taksa sa kryeministri, të njëjtën gjë që ka bërë 4 vite më parë. Sot bredh anembanë Shqipërisë pa plan, por me dëshirën për të mbajtur timonin. Shqiptarët do i japin të dielën timon prej kalamajsh dhe timonin do e mbajnë vetë. Kryeministri i ri do ndezë timonin e ekonomisë në Lushnjë dhe nuk merret me lojërat me timon,” deklaroi Basha në një takim elektoral në Lushnjë.

Duke qëndruar tek premtimet e pambajtura të Ramës, Basha deklaroi se vepra më e madhe e kryesocialistit është emigrimi masiv i shqiptarëve.

“Jemi në kongresin e dytë të Lushnjës në këtë shesh. Një bashkim i jashtëzakonshëm për të flakur republikën e krimit dhe të mashtrimit. Do i themi ndal largimit nga vatrat tona dhe emigrimit masiv nga vatrat tona. Emigrimi masiv është vepra më e madhe e Ramës. Ai nuk mbajti asnjë premtim dhe 56% e qytetarëve duan të largohen. Sot duhet të ishte ora kur Rama duhet të kërkonte falje. Pse nuk ju tregoi pse rriti taksat dhe çmimin e energjisë? Nuk ju shpjegoi asnjë nga këto vendime, pasi ishin vendimet e tij. 4 vite kohë dhe nuk mori asnjë vendim për qytetarët, por për veten e tij. A ishte ai që 4 vite më parë tha se 97% nga ju do paguajnë më pak taksa” u shpreh kreu i PD, Basha.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset