Deputeti i partisë demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetarë i Pd-së.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ai ka uruar Bashën dhe i ka ofruar të gjithë mbështetjen e tij.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në facebook:
PD PERMBYLLI SOT NE MENYRE DEMOKRATIKE E ME NJE PJESEMARJE TE LARTE PROCESIN E ZGJEDHJES SE KRYETARIT TE SAJ.
Demokratet votuan masivisht Z.Basha.
URIMET ME TE MIRA DHE TE GJITHE MBESHTETJEN ATIJ.
Dua te theksoj se demokratet me pjesemarjen dhe voten e tyre ishin koshient te "asaj se cfare po benin", dhe bene me te miren e mundeshme!
Desheroj te pershendes gjithashtu dhe Z.Selami per shpirtin demokratik, civil e bashkepunues qe tregoi gjate gjithe ketij procesi!
DHE TASHTI TE GJITHE SE BASHKU NE BETEJAT TONA TE ARDHESHME POLITIKE!

tritan shehu

Postimi i Shehut në facebook

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com