​Basha në Maltë, takime me
krerët e partive simotra të PD

​Basha në Maltë, takime me<br />krerët e partive simotra të PD
Ndërkaq kryedemokrati Lulëzim Basha vijon pjesëmarrjen e tij në në Kongresin e Partive Popullore Europiane (PPE) në Maltë ku mbajti edhe një fjalë në seancën plenare.

Kryetari i opozites ka zhvilluar takime me udheheqës të partive simotra dhe drejtues të institucioneve Europiane, të cilët sipas një njoftimit të selisë blu i kanë dhënë Bashës mbështetje për përpjekjet e tij për votën e lirë.

Gjatë këtyre takimeve, Basha ka parashtruar kërcënimin real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqiperi prej krimit, drogës dhe parave të pista, si dhe ka kërkuar mbështetjen europiane për këtë betejë që po zhvillon opozita. Kjo ishte tema e bisedës me Presidentin e Partive Popullore Europiane Josef Daul, dhe me Sekretarin e Pergjithshëm Antonio Lopez Isturiz. Ndërsa në takimin me Ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, Basha vuri ne dukje rendesine qe kane zgjedhjet e lira per te ardhmen europiane te Shqipërise.

Basha është takuar edhe me Komisionerin Europian për Sigurinë, Dimitri Avramopulos me të cilin ndanë shqetësimin e thellë për krimin e organizuar, drogën dhe trafiqet.

Në bashkëbisedimin me Pier-Ferdinando Cazini, kreu i senatit italian e ka siguruar Bashën se do të ketë përkrahjen e tij për kauzën e votës së lirë. Ashtu si në Tiranë, edhe në këto takime, kryedemokrati Basha argumentoi se e vetmja rrugëdalje është krijimi i një qeverie teknike që lufton drogën, paratë e pista, këput lidhjet me krimin dhe zbaton dekriminalizimin. Në takimin me Presidentin e Këshillit të Europës, Pedro Agramunt, Basha ka theksuar se Shqipëria s’duhet lenë të bjerë në greminën e krimit të organizuar që ka kapur shtetin dhe të karteleve të drogës me lidhje qeveritare që kanë planifikuar mbajtjen e pushtetit duke asgjësuar votën.

Në Kongresin e Partive Popullore Europiane, ra në sy fakti që Basha ishte i ulur pranë ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja