​Basha: Ne duam Europën e Cernit
jo që u rritet kanabisi poshtë ballkonit

​Basha: Ne duam Europën e Cernit<br />jo që u rritet kanabisi poshtë ballkonit
TIRANË-Më 9 Maj, është Dita e Europës. Por kjo nuk ka kaluar nga vëmendja e kryetarit të PD-së Lulzim Basha në fjalimin e përditshëm te cadra e protestës.

Basha tha sot nga çadra e protestës se sot po përvijohen dy Europa: ajo e barazisë para ligjit dhe votës së lirë si dhe Europa e atyre që nuk shohin kanabisin dhe ata që drekojnë në të njëjtat restorante ku qëndrojnë edhe kriminelët më të rrezikshëm.

A mund të ketë demokraci pa themelin e bashkëjetesës demokratike që është liria e votës? Kjo është Europa ëndërr e shqiptarëve. Sot po përvijohen dy Europë, ajo që ne duam, e konkurrencës së ndershme, e mediave të pakapura, e barazisë para ligjit, e votës së lirë, kjo është Europa drejt së cilës ne do të marshojmë së bashku me Republikën e Re. Për fat të keq kemi parë edhe një faqe të shëmtuar që s’mund të përfaqësojnë Europën e vërtetë: për ata që nuk duan t’ia dinë për krimin, ndonëse drekojnë në të njëjtat restorante me kriminelët më të mëdhenj të Ballkanit dhe Europës; për ata që po ju rritet droga poshtë ballkonit në vilat luksoze; për ata që nuk numërojnë dot as 2.5 milionë rrënjë kanabis që u deklaruan të asgjësuara.
Por ne jemi me Europen e cernit, që bën llogaritje sipas Ajnshtajnit
jo me këta që nuk numëron dot as nga 1 deri në 50.
Askush në këtë vend nuk e do më shumë europën sesa ky bashkim i madh shqiptar se kjo PD
”, tha Basha.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)