​Basha në Tiranë: Do anulojmë
kamatëvonesat e OSHEE

​Basha në Tiranë: Do anulojmë<br />kamatëvonesat e OSHEE
TIRANE-Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me prezantimin e ekipit të tij të kandidiatëve për deputetë në kryeyqtet. Kreu i opozitës u ndal në njësinë 4 dhe 8 ndërsa tha se programi i tij do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe do të ndezë motorrët e ekonomisë.

Duke denoncuar aferën prej 600 milion euro të CEZ, kreu i PD tha se në Republikën e Re do të anullohen kamatëvonesat e OSHEE do dhe do të rikthehet fasha mbrojtëse për të gjitha familjet.

“Qindra milion euro që duhet të shkonin për ndihmën e ekonomike në Republikën e Re do ti rikthehen familjeve në nevojë. Domethënë pagesa e fatures se energjise ne 300 kë dhe asaj te ujit, shtese. Taksen Rama prej 240 lekësh për liter nafte unë do e anuloj. Nafta që është gjaku i ekonomisë. 600 milion euro të aferës CEZ sollën rritjen e energjisë nga 7 në 9 lekë. Në Republikën e Re, unë do të anuloj kamatvonesat të OSHEE dhe rikthimi i fashës mbrojtëse për gjithë familjet”.

Kreu i PD i ftoi banorët e kryeqytetit ta shfrytëzojnë 25 Qershorin si një moment llogaridhënie ndaj qeverisë që nuk bëri asgjë për ta dhe të votojnë për Partinë Demokratike si aletarnativën e një qeverisje të drejtë për ta. Basha tha se kryeministri nuk ka asnjë bilanc prandaj nuk ka program dhe takimet e tij elektorale bën vetëm batuta.
Kreu i PD ka shpalosur programin e tij , duke veçuar faktin se e djathta do të garantojë taksa të ulëta edhe politika që garantojnë mirëqenien e shqiptarëve.

Basha theksoi gjithashtu se tashmë pas betejës së fituar me Republikën e Vjetër, Kodi Penal dënon ashpër shitblerjen e votës.

Më 18 maj, shtoi Basha, Republika e vjetër firmosi rënien e saj. “Ka rënë Republika e Politikanëve të fortë që kishin në duar qytetarët, dhe tashmë po nis Republika e Qytetarëve, të cilët përmes ndryshimeve kushtetuese do të kenë në dorë fatet e politikanëve. Deri më sot ka qenë fakt, që politikanët kishin në duar fatin e qytetarëve, por sot me ndryshimet kushtetuese që do të bëjë Republika e Re, do të ndryshojë fati i kësaj çësthje dhe politikanët do të jenë në duart e qytetarëve”, shtoi Basha.

Ai tha se Rama nuk mbajti premtimin për 300 mijë të punësuar. “Papunësia u rrit, fasadat kushtuan 400 milionë euro, ÇEZ-i mori pa fund para nga xhepat e shqiptarëve, mbi 550 milionë euro në pesë duar për shëndetësinë. Kohën e kishte, votat i kishte në Kuvend, e çfarë bëri, fasada. Prioriteti juaj është arsimi, punësimi, shëndeti, ai leu fasada”, vijoi Basha.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri