​Basha paralajmëron nga Korça:
Së shpejti takohem me Trump

​Basha paralajmëron nga Korça:<br />Së shpejti takohem me Trump
KORCE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim elektoral në Zvezdë të Korçës, ku paralajmëroi se do të takohet së shpejti me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Basha thotë se ka qenë një banor që sot në takimin elektoral i zbulojë ‘sekretin’, një takim të pritshëm me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

“Nga e more vesh? Mos na i hap sekretet kështu se do na mërzitet Edi Rama. Megjithatë pas takimit do ma tregosh se ku e more vesh që do takoj presidentin Trump”, i tha Basha.

“Thuaja hallet tona”, i tha qytetari.

“Kur ta takoj presidentin amerikan do t’i flas edhe per fermerët e Burimasit, Zemblakut, Korcës, Devollit. Do t’i them që ata mezi presin që unë të zbatoj reformën e tij”, i premtoi Basha.

Pavarësisht përpjekjeve të Report Tv për të mësuar mbi axhendën e kësaj vizite dhe nëse do të zhvillohet gjatë periudhës së fushatës apo më pas si edhe për takimet që mund të zhvillojë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ende askush nuk ka informacion, duke e konsideruar këtë një komunikim të drejtpërdrejtë të kryetarit Basha me stafin e Donald Trump.

Më pas kreu i PD sulmoi ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti që sipas tij ka lënë në mëshirë të fatit fermerët.
“Asnjë subvencion, punoni pa asnjë financim, ku është ky ministër i Bujqësisë që del nëpër ara e thotë do bëj këtë e atë?”

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë