​Basha: Paratë që mungojnë kanë
përfunduar në xhepat e qeveritarëve

​Basha: Paratë që mungojnë kanë<br />përfunduar në xhepat e qeveritarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon se paratë që mungojnë nga mbledhja e të ardhurave nga doganat dhe tatimet në gjashtë muajt e fundit kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve.

“Kemi muaj që flasim për mosmbledhje të ardhurash dhe qeveria hesht. Më në fund dje e pranuan edhe pse duke e fshehur shifrën reale të evazionit, e cila është shumë më e madhe se kjo e deklaruara. Fshihen me gjithfarë justifikimesh por e vërteta është se paratë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritareve. Fusin paratë e qytetarëve në xhep dhe u tregojnë burgun atyre që luftojnë për bukën e gojës”, shkruan Basha në Facebook.
 
Nga treguesit fiskalë për periudhën janar-qershor 2015, të publikuar nga Ministria e Financave, rezulton se të ardhurat janë 86 miliardë lekë, ose 4.5% më të ulëta se plani. Sipas treguesve, të ardhurat nga tatimet e doganat janë përgjegjëset kryesore për këtë mosrealizim, duke qenë se të dyja kanë derdhur në buxhet 13.4 miliardë lekë (afërsisht 134 milionë dollarë) më pak se plani për gjashtë muajt e parë të vitit.
 
 

Kemi muaj qe flasim per mosmbledhje te ardhurash dhe qeveria hesht. Me ne fund dje e pranuan edhe pse duke e fshehur...

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, August 5, 2015

 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet