​Basha pret ambasadoren e re të
Kinës: Mbështesim bashkëpunimin

​Basha pret ambasadoren e re të<br />Kinës: Mbështesim bashkëpunimin
Lideri i opozitës ka pritur sot në një takim ambasadoren e re të Kinës në Tiranë, Jiang Yu, me rastin e marrjes se detyrës

Gjatë takimit, Basha theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar në zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës dhe do të jetë gjithnjë në mbështetje të projekteve të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në ekonomi, infrastrukturë, turizëm, apo kulturë.

Duke vlerësuar projektet aktuale dhe investimet kineze në Shqipëri, Basha tha se ka ende shumë për të bërë për të çliruar energji të reja dhe potenciale të reja mes dy vendeve. Ambasadorja Yu vlerësoi mikpritjen dhe bashkëpunimin me Partinë Demokratike.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë