​Basha propozim aleatëve:Dalim
me siglën e PD në zgjedhje

​Basha propozim aleatëve:Dalim<br />me siglën e PD në zgjedhje
TIRANË-Në kushtet kur marrëveshja Rama-Basha nuk lejon koalicionet, Kryetari i PD, Lulzim Basha u ka propozuar partive të vogla aleate të garojnë në zgjedhjet parlamentare nën siglën e Partisë Demokratike.

Kryedemokrati realizoi sot paradite një takim të gjatë me aleatët e PD në selinë e PD. Burime konfirmojnë për Report Tv se në takim është folur që të gjitha partitë të jenë nën logon e PD, kurse emrat e kryetarëve të partive të vogla janë të parët që do e kenë emrin në listat e kaniddatëve për deputetë.

Kuptohet që emrat që nuk do të përjahtoshen kurrsesi janë ata që i qëndruan përkrah Bashës në cadrën e protestës, si Fatmir Mediu i republikanëve, Nard Ndoka i PDK, Agron Duka i Agrares, Dashamir Shehi i LZHK.

Duka: Po shohim mundësinë nëse do masim forcat vetë në elektorat
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka pasi ka dalë nga mbledhja e PD ka theksuar se janë duke menduar propozimin e Bashës. Por Duka tha se janë parë mundësitë të masin njëherë forcat në elektorat nëse fitojnë një mandat apo jo.
"Në këto kondicione duhet të masim veten vetë nëse do nxjerrim deputetë ose jo. Jemi duke matur veten nëse marrim vota. Përshembull, unë në Durrës edhe e marr një mandat se kujtoj vitin kur kam marrë 11 mijë vota. Unë po mundohem t’u shpjegoj nëse masim forcat në elektorat të shohim deri ku jemi".
Duka shprehet se marrëveshja ishte e qëllimshme për të goditur të vegjlit, dhe se Basha ishte i detyruar ta pranonte.
"A na ka penalizuar marrëveshja? Po na ka penalizuar sa të duash, se po të donin e shtynin dhe dy javë që të bëheshin koalicionet. Por jam i lumtur që u arrit marrëveshja se në kushtet ku ishte PD, vendi po arrinte në destabiltet.  Kam përshtypjen që Basha ishte i detyruar të pranonte datën e Ramës”, tha Duka në interes të mediave.



Ndoka i pakënaqur: Pakti me Ramën godet partitë e vogla
Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka folur sot pas mbledhjes se aleatëve me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai tha pas mbledhjes se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës ishte goditje për partitë e vogla.

Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ka pasur një lloj transparence mes nesh. Marrëveshja nuk është zgjidhja më e mirë, por ne tani jemi para fakteve të kryera. Kjo është një goditje për partitë e vogla politike, por megjithatë do ta vuajë më shumë e majta. Ngjalat nuk janë më të përshtatshme”, tha Ndoka.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur