​Basha: Rama i trembet gjykimit
me votë, po asgjëson zgjedhjet

​Basha: Rama i trembet gjykimit<br />me votë, po asgjëson zgjedhjet
TIRANË-Kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh sot nga çadra e protestës se kryeministri i trembet gjykimit popullor me votë dhe se me asgjësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme po asgjëson Shqipërinë. Basha nuk la jashte vemendjes Kongresin e PS.

Kryedemokratit theksoi se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, por me mashtrime po asgjëson të vërtetën që tashmë sipas tij, cdo shqiptar e di.

Basha nuk la pa ironizuar dhe deklaratat për 300 mijë vende pune.
Edi Rama i trembet gjykimit popullor me votë sepse s’di ti përgjigjet pyetjeve për 300 mijë vende pune, për subvencione, ndihmë ekonomike, arsim cilësor. Nuk ka mbajtur asnjë premtim.
Nuk mbajti asnjë premtim sepse nuk u përpoq kurrë të mbante premtimet e tij. Kjo vetëm që të përfitojne pushtetaret kriminelë të kupolës së tij politike.
Ky komplot ka rekrutuar me paratë e drogës lobiste që përpiqen ti shesin kryeqyteteve europiane dëngla dhe mashtrime për të asgjësuar të vërtetën e çdo shqiptari, të djathtë e të majtë. Nëse jo ti gënjejnë të paktën ti vënë në dyshim me qëllimin që në zyrat dhe mediat ku kanë akses, të injektojne jo të vërtetën, por genjeshtrën
”.

Sipas Bashës, shkatërrimi nuk po ndalet në asnjë sektor, ndërsa asgjësimi i Shqipërisë tha ai, po bëhet përmes asgjësimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Vula me të cilen duan të asgjësojnë Shqipërinë është asgjësimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në funksion të kësaj kanë shpallur zgjedhje moniste sepse refuzojnë zgjidhjen që përcaktuan qytetaret shqiptar për të drejtën sovrane të votës së lirë”.

Kryeopozitari në Ditën e Europës, (9 Maj), tha se miqtë evropiane e kanë kuptuar se kush është në të vërtetë kryeministri Rama.
Miqtë tanë europianë nga ky shesh kanë grisur perden europiane të Ramës dhe kanë kuptuar se Shqipëria është në krizë të shkaktuar nga droga dhe krimi”.

Edhe njëhere ai i mëshoi faktit se çadra korri fitore që në 3.5 vite që opozita nuk i pa me sy në parlament.
Për 3 vjet e gjysmë ne e bëmë këtë beteje. Intelektualët, gazetarët opozita parlamentare për fat të keq në 3 vjet e gjysmë të kësaj beteje nuk ja kemi dale të arrijmë as një të dhjetën e asaj që ka arritur kjo çadër”.
 
Sipas Bashës, mosbindja civile dhe marshimi ditën e shtunë do të jenë beteja kombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme.
Rama do të njohë vetëm imponimin përmes marshimit dhe mosbindjes civile për betejën kombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme.
Beteja 81 ditore që do të vazhdoje deri në fitoren totale të kësaj kauze, se bashkimi më i madh që do të ndodhë këtu të shtunën në orën 12 janë kauza e cdo qytetari. Me votën e lire politika do të jetë pronë e drejtpërdrejtë e cdo qytetari të Republikës
”.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane