​Basha: Rama të mos i japë mend
NATO-s, uli buxhetin për mbrojtjen

​Basha: Rama të mos i japë mend<br />NATO-s, uli buxhetin për mbrojtjen
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në komitetin ushtarak të NATO-s, i cili po mban punimet në Tiranë.
 
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Basha ka theksuar se Rama uli buxhetin për mbrojtjen në 0.75%, si asnjë vend tjetër i NATO-s.
 
Përpara se t’u japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se ç’duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria.
 
Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit.
 
Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s”
, thekson Basha.
 
Kreu i demokrat theksoi se buxheti i cili duhet të shkonte për modernizimin e ushtrisë, përdoret për fasada dhe zyra luksoze.
 
“Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tenderë skandalozë siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë”, thekson Basha.​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt