“E ftoj në debat televiziv. Eja në debat para shqiptarëve. Përgjigju sepse kam 48 orë që të ftoj. Ta hapim për shqiptaret debatin dhe të rikthejmë demokracinë e vërtetë pa batuta pa barcaleta. Bëj bilancin e premtimeve pastaj ke të drejtë të premtosh prapë”.
Më tej Basha u fokusua tek premtimet e Ramës, duke u shprehur se në vend të rritjes së pensioneve, kryeministri bëri fasada dhe ekspozita me piktura.
“Edi Rama e kishte mundësinë ti rriste pensionet dhe të jepte pensionin e 13, por vendosi të japë miliona për fasada. Paratë i bëri rrush e kumbulla. Kohën e kaloi me ekspozita dhe ndeshje futbolli. Eshte e qartë çfarë bëri me shansin për të drejtuar”.
Basha: Unë nuk do jem kryeministër i fasadave e batutave
Basha tha se nëse zgjidhet kryeministër, nuk do të jetë një figurë e fasadave, ekraneve apo batutave. Une do te jem kryeministri i halleve të shqiptareve te thjeshte, gjirokastriteve dhe gjithe shqiptareve. Do te shkrij gjithcka per nje prioritet, ekonomine”.
(d.b/Shqiptarja.com)