​Basha shpall platformën:Qeveria
do jetë e vogël e llogaridhënëse

​Basha shpall platformën:Qeveria<br />do jetë e vogël e llogaridhënëse
TIRANË-“Qeveria jonë do të jetë e vogël e llogaridhënëse  për cdo qindrake që do të jepet për të zhvilluar e investuar”.

Kështu u shpreh sot në një tryezë me sipërmarrës italiane, kryetari i PD, Lulzim Basha duke prezantuar kështu dhe vizionin e së djathtës mbi platformën për qeverisjen e nesërme.

Sipas Bashës, qeveria aktuale ka probleme me investitorët e huaj.

“Ne jemi alternativa, jemi zhvillimi që sjell siguri në investimin tuaj”, u tha Basha sipërmarrësve italianë.

“Sa më shumë hapësirë për investitorët italianë, aq më shumë do përkthehet kjo në zhvillim e mundësi”.

Taksat
“Programi jo vetëm nxjerr ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia. Ky është programi ekonomik me taksa më të ulëta në 20 vite dhe është gjithçka në krah të sipërmarrjes së ndershme”, tha Basha.

Kreu i PD, Basha më pas bëri një përshkrim sesi do të vepronte me taksat qeveria e tij me ardhjen në pushtet.

“Platforma jonë parashikon taksa të thjeshta. Themel është taksa e sheshtë prej 9% për të ardhurat personale, për përfitimin koorporativ dhe 9% për sigurimet shoqërore. TVSH-ja do të ketë një shkallë të vetme 15%. Tatimi i biznesit të vogël do të jetë 1.5% e xhiros vjetore. Kjo platformë ambicioze, është një platformë e përgjegjshme që nuk sjell ulje, por rritje të të ardhurave buxhetore, përmes kufizimit të informalitetit dhe rritjen e bazës së tatimpaguesve. Kjo është një mënyrë për të konkurruar me vendet e rajonit, ku Shqipëria është në vend të fundit. Biznesi do të çlirohet menjëherë nga një mal me kërkesa të shpikura apo të ringjallura të burokracisë.
80% prej tyre do të anulohen në tremujorin e parë të qeverisjes sonë. Me këtë barrë lejesh, aprovimesh, është kthyer në një makth të vërtetë. Një qebaptore duhet të paguaj 3 mijë euro për leje mjedisore, kur bashkia e Tiranës dhe qeveria ndërton pa leje.
Nuk pranoj kurrë si kryeministër, në një kohë që papunësia shtohet, më të aftit largohen drejt vendet evropiane. Qeveria takson sipërmarrësit, ndërkohë që qeveria shpenzon 600 euro për një palmë. Në total sipas të dhënave të KLSH, vetëm në dy vitet e fundit, qeveria ka abuzuar me mbi 1 miliardë euro. Imagjinoni se sa do të fuqizoheshin politikat tona në qoftë se këto para në vend se të shkonin për palma të shkonin për nxitjen e sipërmarrjes.
Basha theksoi se Italia ka qenë investitori i parë në Shqipëri që në ditët e para të demokracisë.  Ndaj mesazhi që përcon PD për investitorët tha, Basha, është pozitiviteti.
“Është një takim i jashtëzakonshëm, sepse ndodh në kushtet kur nga Shqipëria janë larguar jo vetëm investimet por edhe qytetarët. 100 mijë njerëz kanë lënë vendin vitin e kaluar, e 200 mijë të tjerë duan të largohen. Ne sot japim një mesazh pozitiviteti jo vetëm për të djeshmen por edhe për të nesërmen e Shqipërisë. Mesazhi vjen nga ai faktor që ka ditur të investojë dhe besoj në këtë vend që nga ditët e para të lirisë, që është Italia dhe kapitali italian. Nuk e ekzagjeroj”.

Basha garantoi se qeveria e tij do të jetë në krahun e investitorëve.
“Jam sot për t’u garantuar që unë dhe qeveria ime do të jenë në krahun tuaj dhe së bashku do të krijojmë një histori, sukses dhe siguri. Investitorët e huaj, vuajnë nga një ekonomi ku mungon liria nga një treg i deformuar dhe nga një qeveri klienteliste. Katër vite më parë, qeveria rriti taksat. Shumica e taksave shkuan për koncesione klienteliste. Me pretekstin për të bërë shtet, inspektorët tatimorë ju kanë kërkuar vështirësi të paimagjinueshme. Cilat është pyetja kryesor e të bëri biznes në Shqipëri sot, përgjigja unanime është qeveria. Ne do ta heqim këtë pengesë. Qeveria do të jetë në krahun tuaj dhe jo përballë jush. Me rregulla të thjeshta e llogaridhënëse. Kemi një alternativë zhvillimi që sjell zhvillim ekonomik. Ky program ekonomik garanton zvogëlimin e qeverisjes arbitrare dhe garanton hapjen e ekonomisë”.

Më tej kreu i PD tha se borxhi publik do të çohet në nivelin e 60%, dhe kjo do të arrihet sipas tij duke shkurtuar investimet korruptive. 

Në fushën e bujqësisë, Basha tha se do të investohen 150 milionë euro dhe subvencionin e drejtpërdrejtë të fermerëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra