​Bashkimi Evropian gati për t’i
pezulluar të drejtën e votës Polonisë

Komisioni Evropian ka deklaruar ditën e sotme, se Polonia rrezikon të humbasë të drejtën e votës në BE, nëse qeveria polake vazhdon me zbatimin e  reformave të diskutueshme gjyqësore.

Frans Timmermans, nënkryetari i Komisionit Evropianë, ka bërë të ditur se tashmë BE ka nisur një proces ligjor kundër Polonisë, për sa i përket reformave gjyqësore.

Një prej reformave të cilat u miratuan dhe që hasi një kundërshtim të madh në vend, ku mijëra njerëz u organizuan në protesta, u dekretua ditën e martë nga presidenti Andrzej Duda, duke i dhënë kështu mundësinë ministrit të Drejtësisë dhe deputetëve të shkarkonin dhe të emëroni gjykatësit pa qenë e nevojshme këshillimi me institucionet e tjera juridike.

“Nën këto reforma në sistemin gjyqësor, gjykatësit do ti shërbejnë nën urdhrat e politikanëve dhe do të jenë të varur nga ata për daljen e tyre në pension”m është shprehur Timmermans.

Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar ligjin polak me argumentimin se paraqiste mosha të ndryshme të daljes në pension për gjyqtarët femra dhe atyre meshkuj, gjë e cila bie në kundërshtim me ligjin kundër diskriminimit të unionit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Demokratët në këshillin bashkiak të Dibrës kërkojnë shkarkimin e kryetares, Irini Shehu: Eshtë arrogante, fyen këshilltarët

Demokratët në këshillin bashkiak të Dibrës kërkojnë shkarkimin e kryetares, Irini Shehu: Eshtë arrogante, fyen këshilltarët