​Bayerni kampion nuk fal,mposht 1-0
Darmstad me golin e Bernat

​Bayerni kampion nuk fal,mposht 1-0<br />Darmstad me golin e Bernat
Bayerni i Mynihut edhe pse tashmë është shpallur kampion nuk fal dhe e fiton ndeshjen e radhës ndaj Darmshtad të zhvilluar në “Allianz Arena”.
 
Ndeshjen bavarezët e fituan minimalisht 1-0 falë një goli të spanjollit Bernat shënuar në minutën e 18-të në pjesën e parë. Mbrojtësi mëngjarash shënoi një gol mjaft të bukur duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Gjithsesi Bernat pavarësisht golit bëri një gabim që mund ti kushtonte skuadrës së tij. 4 minuta nga fundi ai shkaktoi një penallti por për fatin e mirë portieri Shtarke priti goditjen e Altintop.
 
Përfundimisht Bayerni fitoi 1-0 ndaj Darmshtad skuadër e cila bie një kategori më poshtë ndërsa Bayerni edhe pse kampion vijon të grumbullojë pikë.
 
Dortmundi fitoi 2-1 ndeshjen direkte ndaj Hofenhaim dhe morri vendin e tretë që të dërgon direkt në grupet e Champions League.
 
Fitore jetike arriti Wolfsburg ndaj Frankfurt 2-0.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje