​BE, nëse Greqia nuk merr këstin
e radhës, në korrik falimenton

​BE, nëse Greqia nuk merr këstin<br />e radhës, në korrik falimenton
BERLIN- Gjatë një takimi të eurogrupit, ditën e enjte, Komisioneri Europian për  Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovic, u ka kërkuar kreditorëve të gjejnë zgjidhje për ndihmën e mëtejshme të problemeve financiare të Greqisë, për të shmangur një krizë të re.

Nëse shteti Grek nuk merr këstin e ardhshëm të ndihmës, do të përballet me falimentimin në korrik, pasi nuk do të jetë në gjendje të paguajë 7 miliardë euro të borxhit të vjetër.

Kreditorët, me Gjermaninë nga njëra anë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar nga ana tjetër, deri tani kanë bllokuar lëvrimin e këstit të fundit, në mes të një mosmarrëveshjeje nëse duhet apo jo të lehtësohet shlyerja e borxheve për Greqinë në një nivel të qëndrueshëm.
 
Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka argumentuar se Greqia nuk mund ta shlyejë borxhin në situatën aktuale,  vetëm nëse merr ndihmë, do të mund të aplikohet riprogramimi dhe ulja e normës së interest së borxhit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)