BE po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut pas lëshimit të sotëm të raketës së re balistike, deklaroi zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç.
BE do të përgatisë përgjigjen e duhur përfshirë edhe masat e mundshme restriktive, përkatësisht sanksioneve, thuhet në deklaratën për shtyp të Bashkimit Europian.
Kocijançiç i ka bërë thirrje Phenianit që të ndërpresë çdo testim të raketave dhe një herë e përgjithmonë të heqë dorë nga programi i raketave balistike në mënyrë të plotë, të besueshme dhe të pakthyeshme.
Pheniani zyrtar, njoftoi sot se ka testuar me sukses raketën ndër-kontinentale.
Zëdhënësja e BE, Kocijançiç tha se lëshimi i raketës paraqet shkelje flagrante të shumë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se nuk është konfirmuar nëse raketa me të vërtetë ka rreze ndër-kontinentale.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të bisedojë ditëve të ardhshme me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve partnere për përgjigjen ndërkombëtare, përfshirë edhe masat e mundshme të reja të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, të cilat i ka kërkuar presidenti koreanojugor Mun Dae-in.
“Bashkimi Europian i bën thirrje Koresë Veriore që të përmbahet nga çfarëdo aksioni, i cili mund të acarojë tensionet rajonale dhe të përfshihet në dialogun e besueshëm me qëllim të de-nuklearizimit të Gadishullit Korean”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së BE-së.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com