I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se për këtë nuk ka asnjë diskutim që do jetë Basha ai i cili do udhëheqë deputetët demokratë në betejat parlamentare.
"Pa asnjė diskutim", shtoi Berisha.
Ai tha gjithashtu se Lulzim Basha duhet të ishte zgjedhur deputet që në 2013-ën, kur mbante ende detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.
“Është një zhvillim shumë pozitiv që kryetari i PD-së është deputet.
Ka qenë një gabim në legjislaturën e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament”, ka thënë Berisha.
Lulzim Basha u rikthye në Kuvend pas 6 vitesh. Kjo mungesë ka bërë që kryetari demokrat të harrojë edhe rregulloren e Kuvendit. Kjo u pa qartë kur ai kërkoi fjalën gjatë seancës së sotme konstituese pasi u verifikuan mandatet e 140 deputetëve.
Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga deputetët socialistë dhe i pari që komentoi ishte kryetari i ri i grupit parlamentar, Taulant Balla. Me ironi ai iu drejtua Berishës që t'i mësojë "deputetët e rinj".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com