​Berisha: Kongresi i PS i përçarjes
diskriminim i Veriut. Basha: I Oskar-ëve

​Berisha: Kongresi i PS i përçarjes<br />diskriminim i Veriut. Basha: I Oskar-ëve
TIRANË-Kongresi i PS është ndjekur dhe nga dy eksponentët e lartë të PD.

Berishës ia përmendi emrin Rama duke thënë se, Kuvendi që do të dlaë pas zgjedhjeve të 18 Qershorit do të jetë i pari pa Berishën në sallë. Por ky i fundit nuk lë mangur një përgjigje në rrjetin social të Facebook, duke e cilësuar si Kongres të Baronëve të drogës, bajlozëve e deri të përcarjes kombëtare.

Ky Kongres i PS eshte Kongres:
- i baroneve te droges,
- balozeve te krimit,
- oligarkeve te korrupsionit,
- i deshtimit total
- i narko - shtetit dhe narko - republikes
- i zevendesimit te mashtrimeve te vjetra me mashtrime te reja
- I perçarjes kombetare dhe
- diskriminit te Veriut te vendit
- i Norieges dhe varrmihesit te pluralizmit
Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim qelbesirat!
Revolucioni drejt fitores vendimtare!! Sb
”, tha Berisha.

Basha
Nga çadra e protestës përballë kryeministrisë, Lulzim Basha krahasoi Kongresin e PS-së me ceremoninë e çmimeve Oscar.
9 Maji është dita kur kupola e Republikës së Vjetër ka shpallur ceremoninë e çmimeve Oskar në Durrësin e Vangjush Dakos ku luhet teatri i shëmtuar i hipokrizisë dhe mashtrimit”
Kush merr Oskar per rritjen e tarifave dhe nxjerrjen e bijve te shqiptareve nga auditoreve me nje vendim te vetem.
Kush merr Oskar per degjenerimin e sistemit arsimor ne nje banke ku paguhen mijera euro rryshfet per te katapultuar analfabetet militante ne shkolla ne vend te mesuesve qe duhet te mesojne femijet tane. Lindita Nikolla, thone studentet.
Kur merr Oskar kur droga me tonelata transportohet nga toka deti dhe ajri. Infrastruktura e krimit eshte me e forte dhe e fuqizuar.
 Kush e meriton Oscarin per katandisjen e fshatit shqiptar ne diten me te zeze te tyre. Me bageti te semura qe s’marrin asistence. Me kanale ujitese dhe vaditese te pandertuar kurre. Pa tregje dhe me monomole qe asgjesojne investimin dhe i lene fshataret me dy alternativa: ose emigrim ose kanabis
".

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane