​Berisha kundër Topallit mbron Bashën
"Një votë e opozitës sa tre të qeverisë"

​Berisha kundër Topallit mbron Bashën<br />"Një votë e opozitës sa tre të qeverisë"
Shumë zyrtarë të Partisë Demokratike janë përpjekur të gjejnë “një anë pozitive” nga rezultati i zgjedhjeve të21 qershorit, por që deri tani kanë dështuar.
Përpjekja më e fundit është bërë nga lideri historik, Sali Berisha, i cili thotë se një votë e opozitës është e vlefshme sa tri vota për qeverinë.
 
Berisha e mbështet këtë logjikë tek kontrolli i pushtetit lokal, ku qeveria kontrollon gati 75% të territorit edhe pse në rang kombëtar votat mazhorancë-opozitë nuk kanë një diferencë kaq të madhe.
 
“Me gjithësej 840 mijë vota për kandidatët, koalicioni i qeverisë ka sot 45 kryetare bashkie, apo 300%, apo tre herë më shumë kryetarë të bashkive sesa opozita, e cila ka me 671 mijë vota gjithësej 15 kryetar bashkie apo tri herë më pak sesa qeveria, ndërkohë që diferenca në vota në përqindje për kandidatët opozitë/qeveri është gjithësej vetëm 11% me shumë për koalicionin qeverisës”, shprehet ish-kryeministri.
 
Deklarata e Berishës vjen pak orë pas debatit në mbledhjen e grupit të PD-së mes Bashës dhe Topallit.
 
Deklarata e Berishës:

 
 
Kjo ishte farsa zgjedhore me diskriminuese, me e pabarabarte ne tere historine e vendit. 1 vote e popullit opozitar vlente tre here me pak apo vetem 30% te nje vote per qeverine!!
Te dashur miq, njeri nga aspektet me te shemtuara dhe me antidemokratike te zgjedhjeve te 21 qershorit ishte pabarazia dhe diskriminimi ekstrem i fuqise elektorale te votes se dhene per kandidatet e opozites krahasuar me fuqine elektorale te nje vote te dhene per kandidatet e qeverise. Keshtu, ne saje te pseudoreformes territoriale, qe ne te vertete faktohet katerciperisht si elektorale dhe gerrymandering te saj, eshte arritur qe kandidatet e opozites te fitojne me mesatarisht 48 mije vota per kandidat, kundrejt mesatarisht vetem 17 mije vota per nje kandidat fitues te mazhorances.
Me kete mekanizem antidemokratik te diskriminimit te fuqise elektoral te votes se qytatareve shqiptar ne varesi nga preferencat politike, klika ne pushtet denoi voten e popullit opozitar per te patur tre here me pak fuqi zgjedhese se sa votat e mbeshtetesve te qeverise. Prandaj dhe, me gjithsej 840 mije vota per kandidatet, koalicioni i qeverise ka sot 45 kryetare bashkie, apo 300%, apo tre here me shume kryetare te bashkive se sa opozita, e cila ka me 671 mije vota gjithesej 15 kryetar bashkie apo tre here me pak se sa qeveria, nderkohe qe diferenca ne vota ne perqindje per kandidatet opozite/qeveri eshte gjithesj vetem 11% me shume per koalicionin qeverises.
Edhe nje here thirrja ime per komunitetin nderkombetar eshte: mos legjitimoni zgjedhjet e 21 qershorit, ato jane zgjedhjet me te padrejta, me te pabarabarta, me te shemtuara ne historine e ketij vendi. Une ketu paraqita vetem nje aspekt, mjerisht, ne teresi te injoruar te ketyre zgjedhjeve qe deshmon se keto zgjedhje jane shume me te pabarbarta se zgjedhjet e vitit 1991.
I bej thirrje popullit opozitar te mos pajtohet kurre me kete diskriminim poshterues per te, qe i ndan shqiptaret per fuqine zgjedhese te votes ne qytetare te dores se pare ata qe mbeshtesin qeverine dhe qytetare te dores jo te dyte por te trete ata qe mbeshtesin opoziten, vota e te cilve kushton vetem sa 30% e votes se nje mbeshtetesi te qeverise!!sb

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)