​Berisha merr hua shprehjen e
Ramës: E presin 2.7 mln shuplaka

​Berisha merr hua shprehjen e<br />Ramës: E presin 2.7 mln shuplaka
TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë hua sot një shprehje të kryeministrit Rama për votat e fituara në zgjedhje duke përcjellë dhe një mesazh për këtë të fundit.

Duke iu referuar votave si shuplaka, Berisha duke futur në një kategori ata që bojkotuan zgjedhjet dhe ata që votuan kundër Ramës theksoi ish-kryeministri se 2.7 milionë votues do ia kthehen kundër kryeministrit.

“Qeveria e Norieges apo qeveria qe mori 2.7 milione shuplaka nga shqiptaret!
Miq, ne demokraci vota eshte vote, ajo shpreh pelqimin ose mospelqimin per nje kandidat apo force politike te dhene. Kurse ne diktature vota konsiderohej plumb per armikun.
Edvin Kristaq Rama, ne vitin 2013, ne vazhdim te mendesise se te eterve te tij per voten, shpalli boterisht voten pro tij si shuplake per kundershtarin. Keshtu qe sot, duke marre hua shprehjen e tij, mund ti themi se je qeveria e mbi 2.7 milione shuplakave sepse per kete maxhorance te pakices, votuan kunder ose bojkotuan me zemerim procesin e votimit 2.7 milione votues apo 4 ne çdo 5 votues shqiptare. Zemerimi i tyre e pret se shpejti! Sb”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli