Berlin, Merkel: Turqia po largohet
nga rruga e sundimit të ligjit
Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi sot se Turqia po largohet me shpejtësi nga rruga e sundimit të ligjit dhe premtoi të shtyjë partnerët e Bashkimit Evropianë të shqyrtojnë mundësinë e pezullimit apo ndërprerjes së bisedimeve të anëtarësimit. Këto komente vijnë pas thellimit të retorikës së saj të dielën, në një debat televiziv me rivalin e saj socialdemokrat Martin Schulz.
Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi sot se Turqia po largohet me shpejtësi nga rruga e sundimit të ligjit dhe premtoi të shtyjë partnerët e Bashkimit Evropianë të shqyrtojnë mundësinë e pezullimit apo ndërprerjes së bisedimeve të anëtarësimit.
Këto komente vijnë pas thellimit të retorikës së saj të dielën, në një debat televiziv me rivalin e saj socialdemokrat Martin Schulz.
Më pak se tre javë para zgjedhjeve, kancelarja gjermane shprehu zhgënjimin e saj me Turqinë dhe tha se Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë marrëdhëniet me Ankaranë.
"Turqia po largohet nga rruga e sundimit të ligjit me shumë shpejtësi”, tha kancelarja Merkel, në një fjalim sot para dhomës së ulët të parlamentit, duke shtuar se qeveria e saj do të bëjë çdo gjë të mundur për lirimin e qytetarëve gjermanë të ndaluar nga Turqia, që Berlini i sheh si të pafajshëm.
Zonja Merkel tha se zhvillimet kërkojnë një rishikim të marrëdhënieve të Gjermanisë dhe BE-së me Turqinë.
"Ne do të sugjerojmë gjithashtu në takimin e BE-së në tetor – për të diskutuar mbi marrëdhëniet e ardhshme me Turqinë, përfshi pyetjen për pezullimin apo ndalimin e bisedimeve të anëtarësimit”. Kancelarja Merkel tha se do të kërkojë një qëndrim të bashkuar mes vendeve anëtare të BE-së duke shtuar se do të ishte dëmtuese për Bashkimin Evropian në se Erdogani do t’i shihte vendet anëtare të përfshiheshin në debat. Kjo do të dobësonte dramatikisht pozicionin e Evropës, tha kancelarja.
Këto komente, vijnë pas thellimit të retorikës në një debat televiziv të dielën, me rivalin e saj social-demokrat në zgjedhje, ku kancelarja bëri një deklaratë të guximshme duke thënë se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së. Deklarata nxiti akuzat për populizëm nga Ankaraja.
"Nuk e di nëse debati ishte rreth zgjedhjeve në Gjermani apo ishte për Turqinë, mendoj se qytetarët gjermanë duan të dëgjojnë më shumë rreth çështjeve dhe problemeve të brendshme. Ky është problem për disa vende të BE-së dhe populizmi është shumë i lartë”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Fërkimet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë më të fundit pas një serie acarimesh mes kancelares Merkel dhe presidentit turk Tayyip Erdogan gjatë dy viteve të fundit. /VOA
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.1%
-
Pak
40.7%
-
Aspak
33.3%
Vota total: 1470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Lista të hapura vetëm për PS-në', Zaloshnja tregon mandatet e sigurta për dy partitë e mëdha: Në PD 'luftë' vetëm për 3 vende
28 Korrik, 07:48
-
PS mbledh sot Kongresin! Prezantohet platforma e re për përzgjedhjen e deputetëve për zgjedhjet e 2025! Votohet Asambleja e re
28 Korrik, 07:33
-
Gati për të përballuar çdo sfidë, por kujdes me paratë ... Çfarë thonë yjet për ju sot
28 Korrik, 07:13
-
Shkodër/ digjen 2 makina, tritol, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese (ERMAT)
28 Korrik, 07:05
-
Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza
27 Korrik, 23:04
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55