Gjermania ka qenë objekt i pesë sulmeve terroriste gjatë vitit 206, përfshirë këtu edhe sulmin në tregun e krishtlindjeve në Berlin, në të cilin u vranë 12 persona.

Presidenti i Agjencisë për Inteligjencë në Gjermani, Hans-Geog Maassen, tha se Gjermania duhet të jetë e gatshme për të pritur të tjera sulme nga grupe terroriste.

Në raportin e përgjithshëm të agjencisë në vitin 2016, thuhet se në Gjermani janë 24,400 islamistë dhe 9,700 prej tyre janë salafistë.
 
Zyrtarët e sigurisë janë të vëmendshëm për mundësinë e 680 kërcënimeve potenciale, shumica prej tyre të ndikuar nga ideologji salafiste, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere.

Ai tha gjithashtu se vitin e kaluar, Gjermania ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet e saj, për të luftuar militantët islamikë, me një numër rekord arrestimesh, ndjekjesh penale dhe dëbimesh. / Rel

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com