​Beteja për Mosulin, ISIS po përdor
bombarduesit vetëvrasës

​Beteja për Mosulin, ISIS po përdor<br />bombarduesit vetëvrasës
Përleshje të ashpra dhe rritje të numrit të sulmeve vetëvrasëse janë raportuar në Mosul, pasi trupat irakiane po përpiqen të rimarrin qytetin nga militantët e të ashtëquajturit Shteti Islamik.

Në tremujorin e fundit i ISIS, u trondit nga sulmet ajrore dhe sulmet e artilerisë dhe komandantët lokalë presin të rifitojnë kontrollin e plotë së shpejti.

Megjithatë, ata po përballen me sulme vetëvrasëse, duke përfshirë bombarduese femra, në fazën përfundimtare të betejës.

Ofensiva kryesore kundër terroristëve të ISIS, në Mosul nisi në tetor 2016.

Mijëra forca irakiane të sigurisë, luftëtarët kurdë Peshmerga, fisnorët sunitë arabë dhe militantët shiitë, të ndihmuar nga avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe këshilltarët ushtarakë, janë të përfshirë në operacionin për çlirimin e plotë të Mosulit dhe asgjësimin e të astëquajturit Shteti Islamik.

Qeveria irakiane  njoftoi "çlirimin" e plotë të Mosulit lindor në janar 2017, por perëndimi i qytetit ka paraqitur një sfidë më të vështirë, me rrugët e tij të ngushta.

"Lufta po bëhet gjithnjë e më e vështirë çdo ditë për shkak të natyrës së Qytetit të Vjetër", shprehet për AFP (Agjensia franceze e lajmeve), gjenerali Abdulghani al-Assadi, komandant i shërbimit elitar kundër terrorizmit në Irak.

Ai shtoi se të njëjtat kushte që ishin të dobishme për mbrojtjen e terroristëve të ISIS, ndihmuan për të mbrojtur trupat irakiane nga snajperistët.

Gjenerali Lejtant, Sami al-Aridhi, tha për AFP se, "Armiku ka përdorur bombarduesit vetëvrasës, sidomos gratë, për tre ditët e fundit në disa nga lagjet, përpara se ata përdorin snajper dhe bomba".

"Dy terroriste nga sulmet vetëvrasëse gjatë së hënës ishin gra, ndërsa shtatë gra të tjera që kishin eksploziv u përpoqën t'i afroheshin trupave ushtarake, por u kapën", raporton AFP.

Për të parandaluar sulme të tilla, komandantët irakianë thanë se tani po urdhëronin gratë që iknin nga qyteti i vjetër për të hequr mbulesat përpara se të afroheshin tek ushtarët, ndërsa burrave u urdhërohet të heqnin këmishat.

OKB ka thënë se ISIS mund të mbajë më shumë se 100 mijë njerëz në Mosul si mburoja njerëzore.

Ndërkohë, ushtria irakiane beson se nuk ka më shumë se 300 militantë të mbetur në Mosul, krahasuar me rreth 6 mijë që ishin në fillim të ofensivës në tetor të 2016.

Gjenerali Yahya Rasool, tha për televizionin shtetëror irakian se "fitorja është shumë afër", ndërsa një komandant tjetër ka vlerësuar se "beteja do të përfundojë për pesë ditë deri në një javë".

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash