​Bisedimet e paqes, Assad: Gati
të diskutoj edhe pozicionin tim

​Bisedimet e paqes, Assad: Gati<br />të diskutoj edhe pozicionin tim
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se qeveria e tij ishte e gatshme të diskutonte mbi gjithçka në bisedimet e propozuara për paqe në Kazakistan, por ende nuk është e qartë data dhe se kush do ta përfaqësojë opozitën.
 
Rusia bëri të ditur muajin e kaluar se kishte rënë dakord me Assadin, Iranin dhe Turqinë për të zhvilluar bisedime paqeje në Astana, pas disfatës së forcave rebele dhe rimarrjes së Aleppos nga forcat qeveritare.
 
Assad tha se delegacioni qeveritar ishte i gatshëm të shkonte në Astana sapo të caktohej data e konferencës.
 
"Jemi gati të bisedojmë për gjithçka”, tha Assadi. I pyetur nëse kjo përfshin edhe pozicionin e tij si president, Assad tha "po, por pozicioni im është i lidhur me kushtetutën”.
 
"Nëse duan të diskutojnë këtë pikë, atëherë duhet të vënë në diskutim kushtetutën”. Assad vuri në dukje se çdo kushtetutë e re duhet të vendoset me referendum dhe se i takon popullit sirian të zgjedhë presidentin.

d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf