​Blushi: Rama shkatërroi PS-në
tani dhe LSI me ndihmën e Metës

​Blushi: Rama shkatërroi PS-në<br />tani dhe LSI me ndihmën e Metës
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, akuzon dy bashkëkryetarët e koalicionit qeverisë se janë përgjegjës për atë që e cilëson si kaos në vend. 
 
Nga foltorja  e kuvendit Blushi është ndalur tek zhvillimet e fundit në qeveri ndërsa tha se shteti nuk funksionon më ndërsa tha se koalicioni qeverisës është një koalicion tregtarësh.
 
Sipas tij janë të gabuara llogaritë me 71 mandate pasi do të jenë shqiptarët ata që do ti përcaktojnë.
 
Blushi ka akuzuar gjithashtu Ramën duke thënë se pasi shkatërroi PS-në, tani po shkatërron LSI-në, me ndihmën e Ilir Metës.
 
Deklarata e Blushit në Kuvend:
"Reforma në drejtësi duket sikur është amnisti për ata që kanë abuzuar, ju thuhet shkoni në shpi se s’ju prek askush për ato që keni bërë nëse aplikoni prapë për gjykatës. A punon prokuroria kur iu heqin vizën të paktën 50 prokurorëve? A punon policia kur ministri i drejtësisë thotë se bashkëpunon me krimin?
 
A ka më qeveri kur kryeministri i thotë një ministri ha pilaf se s’do të heq nga puna deri sa të mbarosh pilafin. S’janë fjalët e mia, janë të këtij koalicioni.
 
Ajo që besoj sot është që koalicioni po organizon funeralin e republikës sonë.
 
Shteti është duke rënë dhe për këtë shkak akuzoj njësoj si Ramën dhe Metën. I pari është i paaftë, i dyti bën gjithçka për të na bindur se sa i paaftë është i pari.
 
S’është këtu por dua t'i them diçka Ilir Metës, ne s’kemi nevojë të na tregosh sa i paaftë është Rama. Çështja është ca bën ti.
 
Një kompliment do ja jap, pasi shkatërroi PS, i është sulur LSI, po shkatërron LSI me ndihmën e pakursyer të Ilir Metës.
 
Kam disa vjet që ia njoh aftësinë shkatërruese këtij njeriu, e ka perfekte. LSI është viktima e vet e fundit.
 
Kjo më jep kënaqësi, se si LSI, si Rilindja janë dy ortakë, janë dy rivalë në krim që ligji s’i kap dhe s’ka për t’i kapur sa kohë janë bashkëpunëtor në krim.
 
Foli me gojën e Vasilit se policia është një me krimin dhe pastaj shkon mban qeverinë në këmbë.
 
O Ilir, kur do flasësh me gojën tënde zotëri, se flet me gojën e Vasilit, Ylli, Luanit, për të thënë atë që është e vërtetë, që ky koalicion nuk funksionon më dhe kjo Republikë ka rënë.
 
Kostoja është papunësia, administratë që s’funksionon…S’mund të fshihesh pas Yllit, Luanit dhe Vangjelit, e ke marrë deri në fund këtë përgjegjësi dhe duhet të paguash çmimin.
 
Meta duket si llogaritar, e vetmja fjali është që thotë 71, e vetmja gjë që ka janë numrat, po 71, pse republika jonë me 71 e Ramës dhe Metës do merret?

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
 
Kjo parti, s’flet vetëm numëron, nuk mendon, vetëm llogarit.
 
Përfaqësoni vulgun e Shqipërisë, kryeministri flet për pilaf, domethënë ky është koalicioni i pilafit dhe degradimit të kësaj shoqërie bashkë me koalicionin ka rënë dhe morali i kësaj shoqërie".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk