​Blushi: Urime Luli, u nise për
Saliun, zëvëndësove Nikon

​Blushi: Urime Luli, u nise për<br />Saliun, zëvëndësove Nikon
TIRANE-Ben Blushi, kreu i LIBRA e ka përcjellë plot me ironi urimin e tij mbi marrëveshjen në mesnatë Rama-Basha për daljen nga ngërçi politik.

Sipas Blushit, një pikë e marrëveshjes duket se ka hyrë në fuqi që sot, Luli zv/kryeministër.

"URIM PËR MARRËVESHJEN
Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë nëse kanë qëndruar në cadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur.Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti,por kur ka më shumë standart. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit.Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!", shkruan Blushi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët