​"Boja e re" çon në pranga shoferin
kapet me 250 kg kanabis në Qafë Bot

​kapet me 250 kg kanabis në Qafë Bot">
SARANDË - Boja e re në tavanin e kampionit që po kalonte kufirin nga Shqipëria në Greqi me 250 kg kanabis ishte arsyeja që policia kufitare në Qafë Bot të ndalonte trafikimin e lëndës narkotike.
 
Autoritetet e kaluan në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm automjetin tip "Kamion-DAF" me targë: AA026AU, pasi dyshohej për lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit të detajuar në të gjithë kamionin, shërbimet e policisë kufitare u konstatua se pjesa e sipërme e tavanit të automjetit, ishte e lyer me bojë të re.
 
Nga kontrolli në tavanin e kamionit  u konstatua një sasi e konsiderueshme me lënde narkotike të llojit "Cannabis Sattiva", e cila ishte e ndarë në pako me peshë të ndryshme, të mbështjella me letër natribani të tejdukshëm.
 
Policia arrestoi në flagrancë drejtuesi i mjetit, njëkohësisht poseduesi i lëndës narkotike, Neshat Çiflikun, 31 vjeç, banues në Berat. Gjithsej, u gjetën të fshehura 240 pako me lëndë narkotike "Canabis sattiva",  me peshë totale rreth 250 kilogramë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët do vendosen para ligjit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët do vendosen para ligjit