​Bojkoti i zgjedhjeve, asgjësohet
statuti i Partisë Demokratike

​Bojkoti i zgjedhjeve, asgjësohet<br />statuti i Partisë Demokratike
TIRANE-Vendimi i krerëve të partisë më të madhe në opozitë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, pa qeveri teknike dhe votim elektronik, e ka futur Partinë Demokratike në një hulli paligjshmërie, ndërsa që nga dita 73 e ngujimit para Kryeministrisë, po provokon edhe ndarjen kësaj partie në dy kampe, pro dhe kundra linjës së bojkotit.

Pikësëpari, këmbëngulja për t’u mos u regjistruar në zgjedhjet parlamentare nuk reflekton vullnetin apo vendimmarrjen e asnjë forumi apo strukture të Partisë Demokratike. Edhe qëndrimi i fundit i grupit parlamentar demokrat, i cili vendoi të vijojë linjën e bojkotit, nuk gjen asnjë referencë në statusin e PD.

Sipas Statutit të PD, grupi parlamentar nuk mund të diktojë vendimet politike të partisë, por mund t’i propozojë Këshillit Kombëtar për çështjet që janë kompetencë e këtij të fundit. Për rrjedhojë, shmangia e forumeve të larta të PD, kërcënimet publike me luftë, bllokimi i reformave dhe mosregjistrimi në zgjedhje brenda afateve, ka shkalur disa pika kyçe të Statutit të Partisë Demokratike, duke e zhbërë këtë dokument themelor që rregullon veprimtarinë e partisë. Neni 9 i Statutit parashikon format e veprimit të partisë për realizimin e objektivave të ndryshme. Ky nen përjashton bojkotin e zgjedhjeve dhe forma të paligjshme, për të realizimin e një objektivi, në rastin konkret mosbindje civile për krijimin e një qeverie teknike. Një tjetër pikë e shkelur e Statusit të PD është pika ‘d’ e nenit 37, e cila parashikon që Këshilli Kombëtar vendos të gjitha kandidaturat elektorale, sipas propozimit të Kryesisë së PD. Këshillit Kombëtar duhet të kishte miratuar kandidatët për deputetë të PD para datës 29 prill, gjë e cila nuk ka ndodhur, për shkak të një vendimi jashtë forumeve.   

Aksioni i paligjshëm
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkelur edhe nenin 8 të Statutit të PD, i cili ndër të tjera parashikon që funksionimi i PD bazohet në demokracinë e brendshme, e shprehur përmes votës së anëtarëve të saj. Në rastin konkret, Basha thotë se vendimi për të mos hyrë në zgjedhje e ka marrë populli, pretendim i cili nuk gjen mbështetje në asnjë pikë të statutit. Neni 38 i Statutit të PD parashikon që kryetari i partisë ka për detyrë vetëm të sigurojë zbatimin e vendimeve të organeve të partisë dhe jo të marrë vendime pa vullnetin e organeve të partisë, siç ishte vendimi i datës 18 Shkurt, për të mos hyrë në zgjedhje. Ndërkaq, neni 35 pika 1 e Statutit të PD parashikon që është Kuvendi Kombëtar ai që vendos për linjat kryesore të politikës së Partisë Demokratike. Në rastin konkret, Lulzim Basha dhe Sali Berisha ka ndryshuar politikën e PD, duke shmangur Kuvendin Kombëtar të partisë.

Shkeljet e tjera  
Përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë deklaruar hapur se Partia Demokratike, me anë të bojkotit të Kuvendit, që ka sjellë ‘ngritjen’ e Vetingut, po pengon procesin e integrimit të Shqipërisë. Ky aksion i opozitës, me pasoja në sfidën e integrimit, bien ndesh pikën 12 të nenit 2 të Statuti të PD, ku parashikohet se një ndër objektivat e kësaj partie është të integrojë Shqipërinë si anëtare dinjitoze në Bashkimin Europian.
 
Shkeljet
Shmangia e forumeve të larta të PD, kërcënimet publike me luftë, bllokimi i reformave dhe mosregjistrimi në zgjedhje brenda afateve, ka shkalur disa pika të Statutit të Partisë Demokratike.
 
Bojkoti
Neni 9 i Statutit parashikon format e veprimit të partisë për realizimin e objektivave të ndryshme. Ky nen përjashton bojkotin e zgjedhjeve apo format e paligjshme për të realizimin e një objektivi, në rastin korrekt mosbindjen civile për krijimin e një qeverie teknike.
 
Disa nga pikat e shkelura të Statutit të PD
 
Neni 2
Përcaktimi politik dhe qëllimet
...Të integrojë Shqipërinë si anëtare dinjitoze në Bashkimin Europian...
 
Neni 2 pika 4
PD i realizon objektivat e veta politike nëpërmjet komunikimit politik përmes zgjedhjeve, në përputhje dhe respektim të plotë të kuadrit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Shqipërisë.
 
Neni 8
Funksionimi i PD bazohet në demokracinë e brendshme, e shprehur përmes votës së anëtarëve të saj.
 
Neni 9
Format e veprimit
PDSH për realizimin e objektivave dhe funksioneve të saj përdor mediat private e publike, manifestime e protesta, takime të hapura e tubime, konferenca e seminare si dhe çdo formë tjetër të ligjshme.
 
Neni 35
Kompetencat e Kuvendit Kombëtar
1- Vendos për programin e Partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH në nivel qendror e vendor, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;
 
Neni 37
Kompetencat e Këshillit Kombëtar
d) Ai vendos të gjitha kandidaturat elektorale, sipas propozimit të Kryesisë së PD, me përjashtim të atyre që ky Statut i parashikon ndryshe.
 
Neni 38
Kryetari i Partisë
Kryetari i Partisë kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim