​Brad Pitt gjen ngushëllim pas
ndarjes tek Sandra Bullock

​Brad Pitt gjen ngushëllim pas<br />ndarjes tek Sandra Bullock
TIRANE-Brad Pitt, pas ndarjes nga ish- bashkëshortja Angelina Jolie është përfolur për marrëdhënie me shumë emra të ekranit, por tani është zbuluar se me cilën aktore femër del aktori.
 
Bëhet fjalë për Sandra Bullock. Sipas burimeve, ata po njihen dhe mund të jenë në një marrëdhënie. Thuhet se ndërmjetës për këtë ishte një prej miqve më të ngushtë të Brad-it, George Clooney.

“George është i vendosur ta ndihmojë Brad-in ta vazhdojë jetën, dhe mendon se Sandra është njeriu i duhur për ta bërë këtë. Po e mbajnë të fshehtë.”

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se ata është në një lidhje serioze dhe po mendojnë që ta çojë marrëdhënien në një fazë tjetër, por asnjëra nga palët nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike.
 
Të gjithë janë lumturuar për Brad që pas divorcit me Jolie vuajti dhe faktin se iu ndalua të shihte fëmijët. Por bukur vjen kjo lidhje dhe për  Sandra Bullock, e cila vjen pas një divorci nga ish-bashkëshorti Jesse G. James. Në 2010-ën, kur ajo u vlerësua me një çmim “Oscar” për aktoren më të mirë, zbuloi se ai e tradhtonte.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar