​Bregu flet për përfshirjen në
qeverinë "Rama 2": Sajesë!
""

​Bregu flet për përfshirjen në<br />qeverinë """>
Gjatë fjalës së saj në konferencën e mbylljes së “Shkollës Evropiane Verore” deputetja deputetja e PD-së, Majlinda bregu është shprehur se përfshirja e saj në qeverine “Rama 2”, ishte një sajesë.
 
Deputetja demokrate u la jashtë listës nga Basha dhe duke mos qenë më në parlament, nuk do të jetë më në krye të Këshillit Kombëtar të integrimit evropian, post të cilin e mbante prej vitesh.

Bregu u shpreh se si kryetare e Këshillit Kombëtar të integrimit evropian, bëri çdo përpjekje për afrimin e Shqipërisë me BE-në.
 
"Largimi, çmimi i respektit ndaj vetes"
Bregu është shprehur se gjatë kohës që ka qënë në opozitë ka bërë betejë me veten dhe për këtë është përballur me një “orgji të shfrenuar sulmesh”.
 
“Pagova çmimin e respektit të vetes, se thashë ca të vërteta”, u shpreh Bregu.
 
“Ndërkohë që parlamenti po mbyll sesionin e ri unë po mbyll marrëdhëniet parlamentare me të. Nga marsi i vitit 2007 deri në shtator 2013 mu besua detyra e lartë për nxitjen dhe koordinimin e përpjekjeve për afrimin e Shqipërisë dhe Europës. Investova në të çdo ditë të kalendarit. Nuk dështova, gjithçka u bë sigurisht edhe falë të tjerëve që iu detyroj mirënjohjen time të sinqerttë. Nuk u ndjeva asnjëherë vetëm, dola nga kjo eksperiencë më e ditur, më e matur.
Në opozitë pavarësisht mungesës së forcës së pushtetit por me qartësinë e madhe.
U mundova të kuptoja dhe pastaj të flisja se çfarë nuk shkon me stilin që brezi im po bënte politikë. Nuk jemi edukuar për të qenë të lirë dhe për ta respektuar lirinë. Se ç’ndodhi në vijim e dinë të gjithë pagova çmimin e respektit ndaj vetes. Thashë disa të vërteta. Jam lodhur duke përgënjeshtruar lajme dhe sajesa gjatë këtyre viteve. Mua nuk më duhet që të jem në parlament për të qenë shqiptar”,
u shpreh Bregu.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij