​Brexit, Gjykata e Lartë 'ngrin’
qeverinë May, voton parlamenti

​Brexit, Gjykata e Lartë 'ngrin’<br />qeverinë May, voton parlamenti
Britani- Gjykata Supreme britanike ka vendosur se është parlamenti ai që duhet të votojë nëse qeveria do të mund të nis procesin e Brexit, daljen e Britanisë nga Unioni.

Gjykata ka rrëzuar kryeministren Theresa May, pasi kjo e fundit nuk mund të nisë bisedimet me BE derisa deputetët e parlamentit të japin mbështetjen e tyre.

Por nga ana tjetër qeveria britanike thotë se ka të gjitha kompetencat që të fuqizojë Nenin 50 të traktatit të Lisbonës ku përcaktohen  hapat e daljes së Britanisë nga Unioni. Në të njëjtën kohë gjykata supreme ka përjashtuar të drejtën e vetos mbi cështjen Brexit që mund të ketë asambleja e Skocisë, Uells dhe Irlanda e Veriut  .

Në këtë mënyrë hidhet poshtë përpjekja për të aplikuar edhe në këtë rast pushtetin e decentralizimit.Por edhe një herë avokati i qëverisë u shpreh se ky vendim nuk vë në diskutim referendumin dhe deklaroi prezantimin e menjëhershëm në dhomën e Komuneve të një ligji ad hoc i cili do t'i hapë rrugë divorcit me BE-në

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari