​Britani, Dy shpërthime në Manchester
19 viktima dhe mbi 50 të plagosu

​Britani, Dy shpërthime në Manchester<br />19 viktima dhe mbi 50 të plagosu
Manchester- Dy shpërthime kanë ndodhur në afërsi të një koncerti në “Manchester Arena”, ndërkohë që po këndonte këngëtarja Ariana Grande.

Nga shpërthimet raportohet se kanë humbur jetën 19 persona dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.

Policia raporton se shumica e viktimave janë adoleshentë dhe fëmijë.

Forcat policore, ndihma e shpejtë dhe helikopterët janë duke monitoruar zonën e shpërthimit për tu ardhur në ndihmë të plagosurve por edhe për tu siguruar që mos të ketë shpërthime të tjera.

Ndërkohë policia po kontrollon zonën për keqbërësit dhe ka mbyllur të gjitha rrugët dhe satacionin e trenit që të lidh me “Manchester Arena”.

Autoritet ju kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg zonës së shpërthimit.

[gallery]22393[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024