Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johnnes Hahn është shprehur se një vlerësim i plotë i marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë do të ishte i nevojshëm, ndoshta dhe një ripërkufizim pas referendumit që i dha kompetenca më të zgjeruara presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Është koha e përshtatshme që të zhvillojmë një debat vendimtar për marrëdhëniet BE-Turqi”, u shpreh Hahn.

”Situata e tanishme nuk është e qëndrueshme as për Turqinë, as për ne. Është koha e duhur për një vlerësim të plotë të marrëdhënieve BE-Turqi, dhe ndoshta një rokonturim”, shtoi komisioneri evropian.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE, që do të mblidhen të premten në Maltë, kanë parashikuar për të diskutuar marrëdhëniet me Ankaranë në sfondin e referendumit të 16 prillit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com