​Bushati nga Selaniku:Bashkëpunim
për integrimin e Shqipërisë

​Bushati nga Selaniku:Bashkëpunim<br />për integrimin e Shqipërisë
Vijon dita e dytë e takimit mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Takimi katërpalësh mes diplomatëve po mbahet në Selanik, ku temat kryesore ishin siguria, terrorizmi, ekstremizmi dhe bashkëpunimi mes vendeve të rajonit. Ministri Bushati e vlerësoi këtë si takim të rëndësishëm për të forcuar e thelluar më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit, që sipas tij, do të shërbejnë dhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

"Vendet tona kanë përballuar disa momente të vështira në fushën e sigurisë, luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe ekstremizmit të dhunshëm: "Në ketë moment po skicojmë disa fusha për të shtyrë me tej bashkëpunimin, që shpresojmë do na ndihmojë në procesin e integrimit si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë", theksoi ministri Bushati.

Gjatë qëndrimit në Greqi, në Takimin e Dytë Ndërministror, ministri Ditmir Bushati foli për televizionin grek “ERT”. Bushati tha se ky është një takim mes vendeve të Ballkanit, që ndajnë interesa të përbashkëta përveç përkatësisë evropiane.

Sipas tij, këta vende kanë administruar së bashku momente të vështira në fushën e sigurisë, krizës së refugjatëve, luftën kundër trafiqeve të ndryshme dhe ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu, ministri tha në Tv grek se po bashkëpunon me vendet e Ballkanit për policinë, në fushën e energjisë dhe në krijimin e një perspektive dhe horizonti të qartë ekonomik për të gjitha vendet. 

“Është një takim i dytë katër palësh mes vendeve në Ballkan, të cilat ndajnë interesa të përbashkëta përveç përkatësisë europiane. Kanë administruar së bashku momente të vështira në fushën e sigurisë, krizën e refugjatëve, luftën kundër trafiqeve të ndryshme dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë moment të dytë jemi duke skicuar disa fusha ku mund të shtrihet më tej bashkëpunimi ynë, një bashkëpunim i cili shpresojmë do të ndihmojë dhe proceset e integrimit evropian dhe sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kësaj radhe krahas sfidave të sigurisë, jemi duke diskutuar për bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në fushën energjetike, kur dihet se ka projekte të rëndësisë strategjike për sa i përket rrugëve të energjisë dhe kur dihet gjithashtu impakti që ka energjia në fushën e sigurisë në reduktimin e influencës së aktorëve të tretë në rajonin tonë, por edhe në krijimin e një perspektive dhe horizonti të qartë ekonomik për gjitha vendet tona”, tha Bushati.

Në këtë takim u diskutua mbi implikimet strategjike të situatës dhe sfidave aktuale të sigurisë në rajonin tonë, nevojën për të adresuar kushtet e reja politiko-ekonomike, adresimin e sfidave të përbashkëta, si dhe çështjet të cilat lidhen me sektorin e energjetikës.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin