By Passi i Fierit si dhe ai i Vlorës nuk mund të përfundojnë para vitit 2019. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije të martën afatet për shprehjen e interesit nga ana e operatorëve të interesuar që duan të hyjë në garë për vijimin e procedures së ndërtimit të By-Pass-it të Vlorës apo Fierit. 

Ky njoftim vjen menjëherë pas atij të bërë nga ana e BERZH në datë 17 gusht. Në dokumentin e ARRSH jepen detajet e projekteve, gjendja e tyre aktuale dhe hapat që duhet të ndjekin subjektet.

ARRSH vlerëson se kompanitë që duan të janë pjesë e garës duhet të shprehin interesin deri në datë 25 tetor. Kjo konsiderohet si faza e para kualifikimit për ndërtimin e segmenteve rrugorë By-pass Fier dhe Vlorë.

By-pass-i i Vlorës duhej të kishte përfunduar në tetor të këtij viti por kompania Serenissima nuk arriti të përmbushte detyrimet kontraktuale duke ju hequr kontrata. 

Pas 24 muajsh nga lidhja e kontratës kompania fituese kishte mundur të realizonte vetëm 12% të projektit. Subjekti që do të shpallet fitues nga kjo fazë e dytë e tenderit do të ketë një afat prej 27 muajsh për ta përfunduar këtë projekt.

Ndërsa ai i Fierit është të paktën 22 kilometra i gjatë. Aktualisht nga kontrata paraardhëse e cila tashme është shkëputur është përfunduar 55 për qind e punimeve të rrugës. Kompania e re që do të fitojë të drejtën për të ndërtuar këtë segment do të ketë një afat 15 mujor për ta përfunduar.

Redaksia Online
d.b/shqiptarja.com