​Bylykbashi: M’u dhimbs tregtari
me portofolin bosh

​Bylykbashi: M’u dhimbs tregtari<br />me portofolin bosh
DURRES-Oerd Bylykbashi, kreu i listës së kandidatëve të Durrësit për demokratët është prekur gjatë ditës së sotme kur një tregtar i ka treguar portofolin bosh.

Bylykbashi ndodhej në tregun e qytetit për takimet me tregtarët, i shoqëruar nga Florjon Mima.

 Sipas Bylykbashit, situata në tregun industrial, është dramatike.

“Bashke me kolegun dhe kandidatin per deputet ne qytetin e Durresit, z. Florjon Mima, vizituam tregun industrial ne Durres. Situate dramatike! Tregu ishte thuajse bosh nga bleresit ndersa tregtaret ambulante qanin hallin me njeri tjetrin. Syri shihte pa penguar te gjithe koridorin nga fillimi ne fund, sepse nuk kishte asnjeri. Ne mesdite, shumica e tyre ende nuk kishte shitur asgje. Nje moment i dhimbshem ishte kur nje prej tregtareve, prind mbi 50 vjecar, tregoi portofolin bosh. Shumica derrmuese theksoi se gjendja ishte perkeqesuar vit pas viti ne kater vitet e fundit dhe aktualisht ndodheshin ne gjendjen me te keqe. Pamundesi per te paguar taksat dhe mbi te gjitha, pamundesimper te siguruar minimumin jetik dhe te dinjitetit per familjet e tyre.
Ne emer te Partise Demokratike u premtuam ndryshim rrenjesor te gjendjes se tyre nepermjet programit ekonomik qe garanton nje te ardhme te sigurt, duke ulur maksimalisht taksat dhe kthyer shtetin tek qytetari. U premtuam se do t'ua hiqnim qafe shtetin taksidar te Rames dhe inspektoret e tij.
Ndryshimi fillon me 25 qershor duke votuar numrin 6, Partia Demokratike”,
shkruan Bylykbashi, duke treguar disa foto nga takimi.

bykykbashi

bylykbashi

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë