​Bylykbashi: Veto e Ballës
vret Reformën Zgjedhore

​Bylykbashi: Veto e Ballës<br />vret Reformën Zgjedhore
TIRANË- PD braktisi punimet e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore kurse bashkëkryetari Oerd Bylykbashi deklaroi në një dalje për mediat, se vetoja e Taulant Ballës në komision vret thelbin e reformës.

Sipas Bylykbashit, me votim elektronik nuk do të ketë korruptim të komisionerëve.
 
Me veton e sotme vritet thelbi i reformës, vritet reforma zgjedhore. Ka çështje të tjera që PD mbështet fort si dekriminalizimi apo financimit të partive politike. Dua të theksoj se pse kjo veto e sotme ishte plumbi në ballë i reformës zgjedhore.

Nëpërmjet identifikimit biometrik të zgjedhësve bëhet e mundur që zgjedhësit të votojnë vetë. Nuk do të ketë votim familjar. Me votim elektronik, komisionarët dhe militantët nuk kanë në dorë procesin e votimit. Nuk ka nevojë qytetari shqiptar të ketë kartën e identitetit me vete. Kriminelët nuk do t’ia marrin me dhunë kartën e identitetit.

Voton me shenjën e gishtit. Me votim elektronik nuk do të ketë korruptim të komisionerëve, shitblerje të votave. Numërimi elektronik do të zhdukte pritjen skandaloze dhe nuk do të kishte presion. Numërimi do të bëhej menjëherë dhe brenda gjysmë ore do të mësohej rezultati dhe nuk do të prisnim me ditë apo me javë.

Propozimi që ka opozita dhe shumica e partive politike, identifikim biometrik me shenjën e gishtit, votim dhe numërim elektronik. Pa këtë çështje nuk mund të ketë reformë zgjedhore dhe pa këtë çështje nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme
”, u shpreh Bylykbashi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës