TIRANE-Pritet të mbyllet çadra e protestës që prej 3 muajsh qëndron në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.
Ka qenë dje kryedemokrati Lulzim Basha që pas arritjes së marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama njoftoi se nga ‘nesër’, d.m.th, sot, nis përgatitja për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Duke ju falënderuar nga zemra me mirënjohjen e thellë me privilegjin që më dhatë të jem në krye të këtyre zgjedhjeve të lira e të ndershme, sot është realitet. Nesër nisin përgatitjet për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershem e të nisim sëbashku rrugën drejt një Shqipërie bazuar në vullnetin e qëndresën tuaj”, u shpreh Basha në mesnatë pas marrëveshjes me Ramën.
Burime nga PD theksuan për Shqiptarja.com se çadra e përmbushi misionin e saj dhe sot pritet të mbyllet. Sipas tyre tashmë mbetet vetëm të përmbushen pikat e marrëveshjes që Rama dhe Basha ranë dakort një ditë më parë.
Pas kësaj kryedemokrati pritet të mbajë dhe një fjalim përmbyllës e falenderues në çadër para mbylljes së saj.
Ndërkaq sot nuk është mbajtur në çadër as mbledhja e grupit parlamentar të PD si çdo të enjte, ndërsa protestuesit u shprehën se janë në pritje të vendimit për mbylljen e çadrës.
“Fitoi Shqipëria!”, tha një prej protestuesve.
Çadra e protestës u ngrit para kryeministrisë në 'Bulevardin Deshmorët e Kombit', në protestën e opozitës më 18 Shkurt.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com